Federata spanjolle e Futbollit (RFEF) ka kërcënuar me ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj futbollistes së kombëtares, Jennifer Hermoso, pasi ajo tha se puthja në buzë që i dha presidenti i Federatës, Luis Rubiales, gjatë Kupës së Botës nuk ishte konsensuale.
Përmes një deklarate të publikuar të shtunën, RFEF insistoi se Rubiales nuk gënjeu kur ai deklaroi gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Federatës të mbajtur një ditë më parë se puthja ishte konsensuale. Ky incident ndodhi në Sidnej pasi Spanja fitoi Kupën e Botës, duke mposhtur Anglinë në finale.
Rubiales ka pretenduar se futbollistja e ka ngritur në ajër atë. Federata, përveç njoftimit, publikoi edhe katër fotografi të incidentit për të dëshmuar se hermosh e kishte ngritur atë në ajër.
Federata tha se fotografitë ekspozojnë “gënjeshtrat” që janë shpërndarë “në emër të vet futbollistes”, të RFEF-së dhe Rubiales do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj tyre”.
Pas incidentit, Rubiales ka refuzuar që të japë dorëheqje. Trupi udhëheqës i Federatës ka nisur hetimet për këtë çështje më herët gjatë javës.
Ekipi i grave në futboll ka thënë se nuk do të luajë nëse nuk ndryshohet udhëheqja e Federatës.
Kryeministrja në detyrë e Spanjës, Teresa Ribera, i ka thënë agjencisë së lajmeve Europa Press se Qeveria do të bëjë gjithçka që Rubiales të japë dorëheqje ose të shkarkohet nga drejtimi i Federatës së Futbollit.
Futbollistja Hermoso ka thënë një ditë më parë se u dje e sulmuar kur Rubiales e puthi atë me forcë.