Ndërlidhjet

Ushtria kineze nis stërvitje rreth Tajvanit si “paralajmërim i ashpër”


Stërvitjet e ushtrisë kineze po mbahen vetëm pak ditë pasi zëvendëspresidenti i Tajvanit, William Lai, i vizitoi Shtetet e Bashkuara.
Stërvitjet e ushtrisë kineze po mbahen vetëm pak ditë pasi zëvendëspresidenti i Tajvanit, William Lai, i vizitoi Shtetet e Bashkuara.

Ushtria kineze i ka nisur stërvitjet ushtarake përreth Tajvanit të shtunën si një “paralajmërim i ashpër”, për shkak të, siç e quajti, një marrëveshjeje të fshehtë mes “separatistëve dhe forcave të huaja”, tha Ministria e Mbrojtjes e Kinës.

Stërvitjet e ushtrisë kineze po mbahen vetëm pak ditë pasi zëvendëspresidenti i Tajvanit, William Lai, i vizitoi Shtetet e Bashkuara.

Lai e vizitoi së fundmi Paraguain për t’i përforcuar marrëdhëniet me partnerin e fundit diplomatik të qeverisë së tij në Amerikën Jugore. Gjatë vizitës, ai u ndal edhe në San Françisko dhe Nju Jork.

Partia Komuniste në pushtet e Kinës pretendon se Tajvani demokratik është pjesë e territorit të vet dhe nuk ka të drejtë të ketë marrëdhënie me jashtë.

Shi Yi, zëdhënës i ushtrisë kineze, tha në një komunikatë për media se ushtrimet ushtarake përfshinë bashkërendimin e anijeve dhe aeroplanëve, si dhe aftësitë e tyre për ta marrë kontrollin e hapësirave ajrore dhe detare.

Ushtria i testoi edhe aftësitë luftarake dhe këto stërvitje janë edhe një paralajmërim ndaj provokimeve nga forcat e huaja dhe forcat pro-pavarësisë së Tajvanit, shtoi ai.

Ushtria kineze publikoi pamje nga stërvitjen ku shiheshin ushtarët e saj duke vrapuar, si dhe shumë anije e aeroplanë.

Mediat shtetërore raportuan se anijet e pajisura me raketa dhe aeroplanët luftarakë u përshinë në operacion dhe se njësitë punuan së bashku për ta simuluar rrethimin e Tajvanit.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në rrjetin social X, i njohur dikur si Twitter, se forcat e saj vërejtën 42 aeroplanë ushtarakë kinezë nga ora 09:00 të shtunën. Sipas saj, 26 prej tyre e kaluan vijën e mesme të Ngushticës së Tajvanit, një vij kufitare jozyrtare mes dy vendeve. Tetë anije morën pjesë në patrullimin e përbashkët, po ashtu.

Tajvani pozicioni aeroplanë luftarakë dhe anije, si dhe e aktivizoi sistemin mbrojtës raketor në tokë, si përgjigje ndaj ushtrimeve dhe e vëzhgoi gjendjen nga afër, tha Ministria.

Ministria tajvaneze i dënoi fuqishëm ushtrimet e ushtrisë kineze, duke i quajtur “provokuese dhe joracionale”. Ajo tha se ushtria e saj do të jetë në gatishmëri përballë kërcënimeve nga ushtria kineze, duke shtuar se forcat e saj kanë “aftësi, vendosmëri dhe vetëbesim për ta ruajtur sigurinë e kombit”.

Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949, pas një lufte civile e cila mbaroi me Partinë Komuniste në pushtet në Kinë.

Ishulli i vetëqeverisur nuk ka qenë asnjëherë pesë e Republikës së Popullit të Kinës, por Pekini e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet ta rimarrë qoftë edhe me forcë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG