Ndërlidhjet

Kievi raporton për të paktën 500 fëmijë të vrarë që nga nisja e pushtimit



Një punonjëse e një çerdheje në Kiev, shoqëron fëmijët në një strehimore pas lëshimit të sirenave për sulme ajrore. 7 mars 2023.
Një punonjëse e një çerdheje në Kiev, shoqëron fëmijët në një strehimore pas lëshimit të sirenave për sulme ajrore. 7 mars 2023.

Të paktën 500 fëmijë janë vrarë dhe mbi 1.000 janë plagosur që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës shkurtin e kaluar, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës më 13 gusht.

Zyrtarët e Ukrainës thanë se këto shifra nuk janë të kompletuara për shkak të vështirësisë së mbledhjes së të dhënave në zonat e pushtuara nga forcat ruse.

Muajin e kaluar, Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara raportoi se të paktën 9.396 civilë ishin vrarë. Sipas këtij institucioni, edhe 16.646 të tjerë janë plagosur.

Rusia po vazhdon të kryejë sulme ajrore në mbarë qytetet ukrainase, edhe pse vazhdimisht mohon se shënjestron infrastrukturën civile. Ndërkaq, Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj për të dëbuar nga territoret e pushtuara forcat ruse.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG