Ndërlidhjet

Presidenti i rrëzuar i Nigerit kërkon ndihmën e SHBA-së pas puçit


Lideri i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoumi.
Lideri i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoumi.

Lideri i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoumi, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe “gjithë komunitetit ndërkombëtar” për të ndihmuar në “rikthimin e rendit kushtetues”, pas puçit të javës së kaluar.

Në një kolumnë të shkruar në të përditshmen amerikane Washington Post, presidenti Bazoumi ka thënë se ai po shkruan si “rob”.

Trazirat kanë shpërthyer në këtë shtet, në perëndim të Afrikës, prej rrëzimit të tij.

Të enjten, liderët e puçit kanë njoftuar se do t’i tërheqin ambasadorët shtetërorë nga Franca, SHBA-ja, Nigeria dhe Togo.

Përmes një deklarate televizive, ata kanë thënë se detyrat e këtyre katër ambasadorëve kanë “përfunduar”.

Disa orë para marrjes së vendimit, ambasadori i Nigerit në SHBA, Kiari Liman-Tinguiri, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se ushtria “duhet të reflektojë” dhe “ta kuptojë se kjo aferë nuk do të ketë sukses”.

Nigeri është prodhues i madh i uraniumit – produktit jetik për centralet bërthamore – dhe gjendet në territor kyç të migrimit mes Afrikës Veriore dhe Mesdheut.

Në thirrjen e tij, Bazoumi ka paralajmëruar se lidhja e liderëve të puçit me grupin mercenar rus Wagner, i cili operon në shumë vende tjera të rajonit, shihet si shtrirje e ndikimit të dëmshëm në Niger.

“I gjithë rajoni qendror i Sahelit mund të bjerë nën ndikimin rus, përmes grupit Wagner, terrori brutal i të cilit është shpërfaqur plotësisht në Ukrainë”.

Së fundi, shumë mbështetës të puçit në Niger janë dëgjuar duke bërë thirrje pro-Rusisë dhe kanë qenë të veshur me ngjyra të flamurit rus.

Puçi është dënuar në nivel ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe Francën – që dikur e ka pasur Nigerin koloni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG