Ndërlidhjet

Trump i thotë turmës se është republikani i vetëm që mund t’i fitojë zgjedhjet


Ish-presidenti amerikan, Donald Trump.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Kandidatët republikanë për president të Shteteve të Bashkuara, janë bashkuar për herë të parë të premten në një skenë në Ajoa.

Rivalët kryesorë, Donald Trump dhe Ron DeSantis, e kanë dominuar festën vjetore të republikanëve të ashtuquajtur Darka Lincoln.

Të 13 kandidatë i kanë pasur nga 10 minuta për të folur.

Sondazhet tregojnë se Trump udhëheq në garën e republikanëve për ta fituar nominimin e partisë dhe për të vazhduar garën për president.

Ai u ka thënë pjesëmarrësve se është kandidati i vetëm që mund t’i fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm, dhe ka sugjeruar se kjo është arsyeja e vetme pse po përballet me padi civile dhe penale.

Trump ka insistuar edhe muaj më parë se do të vazhdojë të garojë për president, edhe nëse dënohet nga autoritetet e drejtësisë.

Në darkë kanë marrë pjesë 1.200 persona dhe të gjithë konsiderohen me ndikim të madh në atë se kush do ta fitojë nominimin e republikanëve.

Ngjarja e së premtes vjen një ditë pas zgjerimit të akuzave kundër Trumpit, për mënyrën se si i ka menaxhuar dokumentet e klasifikuara, pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Ai mund edhe të paditet në Uashington, nën dyshimet se ka bërë përpjekje që ta përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG