Ndërlidhjet

Zjarrfikësit luftojnë zjarret në Greqi gjatë natës, digjen ferma dhe fabrika


Banorët vendas duke tentuar të shuajnë një zjarr në afërsi të vendpushimit bregdetar të Lindos, në ishullin Rodos të Detit Egje, në Greqinë juglindore, më 24 korrik 2023.
Banorët vendas duke tentuar të shuajnë një zjarr në afërsi të vendpushimit bregdetar të Lindos, në ishullin Rodos të Detit Egje, në Greqinë juglindore, më 24 korrik 2023.

Zjarrfikësit në Greqi luftuan me zjarret që po digjen për të dhjetën ditë radhazi në ishullin Rodos, ndërsa zjarre të reja shpërthyen në mbarë vendin. Këto zjarre shkatërruan ferma dhe fabrika gjatë natës dhe i lanë fermerët në nxitim për t’i evakuuar kafshët e tyre.

Zjarret në të gjithë Greqine, të cilat janë shtuar nga erërat e forta dhe temperaturat që kalojnë 40 Celsius, vranë dy persona të tjerë në Greqinë qendrore më 26 korrik, duke e çuar numrin e të vdekurve nga zjarret në gjithsej pesë.

Zyrtarët urdhëruan evakuimin e disa komuniteteve në zonën Magnesia, një zonë bregdetare në veri të Athinës e goditur rëndë nga zjarret.

Trupi i një bariu 45-vjeçar është gjetur në një zonë rurale mbrëmjen e së mërkurës, tha zjarrfikësja. Më herët, autoritetet kishin gjetur trupin e një gruaje, tha televizioni shtetëror ERT. Të dyja këto vdekje i atribuohen zjarreve.

Në Sesklo, një fshat pranë qytetit port bregdetar Volos, mbetjet e djegura të një lope mund të shiheshin në një fermë ndërsa vendasit stërvitnin bagëtitë e tjera.

Një zjarr tjetër shpërtheu pranë qytetit të Lamias, në jug të Volos. Banorëve të disa vendbanimeve u është thënë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarrfikësit po tentojnë të shuajnë edhe një zjarr tjetër në ishullin Evia, ku dy pilotë u vranë të martën kur avioni i tyre u rrëzua në një kodër ndërsa po hidhte ujë mbi flakët.

Zona të shumta në Mesdhe janë kapluar nga një valë e të nxehtit të verës në ditët e fundit dhe zjarrfikësit po luftojnë për t’i shuar zjarret në të gjithë rajonin, nga Portugalia në Sicili e deri në Algjeri.

Zjarret e tilla janë të shpeshta në Greqi gjatë verës, por temperaturat më të larta, si dhe moti i thatë, të cilat shkencëtarët ua atribuojnë ndryshimeve klimatike, e kanë kthyer vendin në një pikë të nxehtë mesdhetare.

Brigada e zjarrfikësve tha se më shumë se 500 zjarre janë djegur në Greqi deri më tani këtë vit. Në Rodos, ku më shumë se 20.000 vizitorë të huaj dhe vendas u larguan nga hotelet dhe shtëpitë buzë detit gjatë fundjavës, zjarret kanë filluar të ulen.

Rreziku nga zjarret mbetet “ekstrem” për disa zona të Greqisë të enjten, tha brigada e zjarrfikësve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG