Ndërlidhjet

Protesta në Izrael kundër projektligjit që kufizon autoritetin e Gjykatës së Lartë


Nga protestat në Tel Aviv, më 11 korrik 2023.
Nga protestat në Tel Aviv, më 11 korrik 2023.

Protestuesit në Izrael bllokuan autostradat kryesore dhe u përplasën me policinë të martën, teksa ndërsa koalicioni i djathtë i kryeministrit Benjamin Netanyahu shtyu përpara një projekt-ligj të diskutueshëm që synon kufizimin e autoritetit të Gjykatës së Lartë.

Turmat e protestuesve që valëvitnin flamurin, ndaluan trafikun e mëngjesit në kryqëzimet kryesore dhe në autostrada në mbarë vendin. Disa u shtrinë në rrugë, e të tjerë brohorisnin.

Oficerët e policisë u dërguan mes qindra demonstruesve në Tel Aviv, qendra aktive e biznesit në Izrael. Në hyrje të Jerusalemit, forcat e rendit përdorën një top uji për të shpërndarë disa protestues dhe i larguan me forcë të tjerët nga vendi i ngjarjes.

Të paktën 42 persona u arrestuan, tha policia. Protesta tjera janë planifikuar gjatë të martës, duke përfshirë aeroportin kryesor ndërkombëtar të Ben Gurionit.

Përpjekjet e koalicionit nacionalist-fetar të Netanyahut për të modifikuar sistemin e drejtësisë kanë ndezur protesta të pashembullta, duke shkaktuar shqetësim tek aleatët perëndimorë për mirëqenien demokratike të Izraelit, dhe shqetësime për pasoja ekonomike.

Projektligji i ri fitoi një të parë nga tre votat e nevojshme për t'u shkruar në ligj të hënën vonë, pas thirrjeve të 'për turp' nga ligjvënësit e opozitës.

Të hënën vonë, projektligji i ri fitoi tre votimet e nevojshme për t'u miratuar si ligj, duke bërë që ligjvënësit e opozitës të thërrasin “turp”.

Nësë kalon në formën siç është tani, ky ligj do të frenojë kompetencat e Gjykatës së Lartë për të shfuqizuar vendimet e marra nga qeveria, ministrat dhe zyrtarët e zgjedhur.

Kritikët argumentojnë se kjo mbikëqyrje gjyqësore ndihmon në parandalimin e korrupsionit dhe abuzimeve me pushtetin. Përkrahësit thonë se ndryshimi do të lehtësojë qeverisjen efektive duke frenuar ndërhyrjen e gjykatës, duke argumentuar se gjyqtarët kanë mjete të tjera ligjore për të ushtruar mbikëqyrje.

Vdekje dhe shkatërrim nga operacioni izraelit në Bregun Perëndimor
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:54 0:00

Disa anëtarë të partisë Likud të Netanyahut kanë thënë se projektligji do të zbutet përpara se të sillet në një votim përfundimtar.

Uashingtoni i ka kërkuar Netanyahut që të arrijë marrëveshje të gjera për çdo reformë në drejtësi, që sipas tij, duhet të mbajë gjykatat e Izraelit të pavarura.

Netanyahu deri më tani nuk ka treguar se e ka në plan të ndalojë votimin e projektligjit dhe gjithashtu ka minimizuar pasojat ekonomike nga protestat por edhe nga fushata në Bregun Perëndimor, të cilat i kanë trembur investitorët dhe ka dobësuar shekelin [monedha izraelite] pothuajse 8% që nga janari.

Kreu i sindikatës më të madhe të punëtorëve në Izrael i kërkoi Netanyahut të mos lejojë atë që ai e përshkroi si ekstremizëm.

"Ku po e çoni shtetin e Izraelit? Çfarë trashëgimie do të lini pas? Jepi fund këtij kaosi të çmendur", tha kryetari i Histadrut, Arnon Bar-David.

XS
SM
MD
LG