Ndërlidhjet

Në Srebrenicë varrosen 30 viktima të gjenocidit


Familjarët e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës duke bërë nderimet e fundit para varrosjes së tyre në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, 11 korrik 2023.
Familjarët e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës duke bërë nderimet e fundit para varrosjes së tyre në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, 11 korrik 2023.

Në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, të marten janë varrosur 30 viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Në mëngjes, familjet e tyre bënë nderimet e fundit.

Bëhet fjalë për kufoma jo të plota që u gjetën në disa varre që anëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska vazhdimisht i gërmuan dhe i zhvendosën kufomat, për të mbuluar gjurmët e krimit.

Mes tyre janë katër të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç.

Pas kësaj ceremonie mortore të këtij viti, numri i viktimave të gjenocidit të varrosura në Qendrën Memoriale të Potoçarit është 6.752.

Deri më tani, më shumë se 50 persona janë dënuar me më shumë se një total prej 700 vjetësh burg për gjenocid dhe krime në Srebrenicë.

Në entitetin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës, 11 korriku është shpallur ditë zie.

Në nivel shtetëror nuk u arrit marrëveshja për shpalljen e kësaj dite si ditë zie, sepse në seancën e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ministrat nga entiteti Republikës Sërpska ishin kundër.

Në ditën e zisë, programet kulturore dhe argëtuese nuk mund të mbahen në vende publike në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Mediat në territorin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës janë të detyruara të harmonizojnë dhe përshtatin përmbajtjen e tyre programore me ditën e zisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG