Ndërlidhjet

Mblidhen një milion euro për policin francez që nxiti trazirat


Foto nga trazirat në Paris më 2 korrik 2023.
Foto nga trazirat në Paris më 2 korrik 2023.

Për një polic francez, i cili shkaktoi trazira mbarëkombëtare duke vrarë një adoleshent gjatë një ndalese trafiku, janë grumbulluar një milion euro deri më 3 korrik, duke i lënë kështu nën hije donacionet për familjen e viktimës.

Më shumë se 40.000 njerëz kanë zotuar para në apelin e nisur nga një bloger i ekstremit të djathtë në faqen e internetit Gofundme.com.

Ky apel ka grumbulluar dukshëm më shumë para sesa që janë dhuruar për familjen e 17-vjeçarit të vrarë, Nahelit, me origjinë nga Afrika e Veriut. Deri më tani, për ta janë grumbulluar 200 mijë euro.

Gjyshja e Nahelit u shpreh “zemërthyer” për këto donacione për policin.

“Ai ia mori jetën nipit tim. Ky njeri duhet të paguajë njësoj si të gjithë”, tha ajo për kanalin BFM më 2 korrik. “Unë kam besim në sistemin e drejtësisë. Unë besoj në drejtësi”.

Vrasja e Nahelit më 27 qershor gjatë një ndalese trafiku në periferi të Parisit kanë ekspozuar ndarje të thella politike në Francë.

Shumë figura të krahut të djathtë kanë mbrojtur forcat e sigurisë, ndërsa ata të majtë e shohin vrasjen e tij si pasojë të racizmit sistematik në polici. Trazirat përhapura që prej atëherë duket se e kanë thelluar këtë ndarje.

“Duke bërë punën e tij”

Politikanët nga e majta dhe partia qendrore në pushtet kanë dënuar donacionet për policin, i cili u nis nga blogeri i ekstremit të djathtë, Jean Messiha.

“Jean Messiha po luan me zjarrin”, shkroi në Tëitter deputeti i partisë në pushtet, Eric Bothorel, duke e quajtur atë “të pahijshme dhe skandaloze”.

Kreu i Partisë Socialiste, Olivier Faure, kritikoi platformën Gofundme, duke thënë se po e mundësonte një donacion “të turpshëm”.

Deputetja e së majtës, Mathilde Panot, theksoi se si një donacion për një ish-boksier që kishte goditur me grushte oficerët e policisë gjatë demonstratave antiqeveritare të “Jelekëve të Verdhë” në vitin 2019 ishte mbyllur shpejt nga autoritetet.

“Vrasja e një të riu afrikano-verior në Francë në vitin 2023 mund t'ju sjellë shumë para”, shkroi ajo.

Messiha, një ish-këshilltar i udhëheqëses së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, festoi në Tëitter kur apeli i tij e kaloi atë për familjen e Nahelit me donacione.

Kur nisi apelin, ai tha se apeli ishte për një oficer që “po bënte punën e tij dhe po paguante një çmim të rëndë”.

“Jo në përputhje me rregullat”

Kreu i partisë republikane të krahut të djathtë, Eric Ciotti, mbrojti apelin për donacione dhe tha se edhe ai mund të kontribuonte.

Familja e oficerit “po përballej me vështirësi”, tha ai.

Polici 38-vjeçar, i identifikuar nga mediat franceze si Florian M., është akuzuar për vrasje me dashje.

Në një video të incidentit, ai shihet me një koleg duke ndaluar Nahelin që po voziste pa patentë shoferi, në periferinë perëndimore të Parisit, Nanterre.

Oficeri kishte nxjerrë armën dhe qëlluar drejt Nahelit, teksa ai largohej.

Kryeministrja Elisabeth Borne tha se “duket se veprimi nuk ishte në përputhje me rregullat e angazhimit për policinë”.

Florian M. përballet edhe me akuzë për deklarata të rreme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG