Ndërlidhjet

Gjenerali amerikan: Kundërofensiva ukrainase do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme


Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit amerikan, Mark Milley.
Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit amerikan, Mark Milley.

Kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë do të jetë e vështirë dhe “shumë e përgjakshme”, ka thënë oficeri më i lartë ushtarak i SHBA-së, Mark Milley.

“Ajo që kam thënë është se kjo do të zgjasë gjashtë, tetë, dhjetë javë... Do të jetë shumë e vështirë. Do të jetë shumë e gjatë dhe do të jetë shumë, shumë e përgjakshme. Dhe askush nuk duhet të ketë iluzione për këtë”, u shpreh Milley.

Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit tha se nuk ishte i befasuar që përparimi i ushtrisë ukrainase kishte qenë më i ngadalshëm se sa ishte parashikuar, por shtoi se Ukraina po “përparonte në mënyrë të qëndrueshme”.

“Shkon pak ngadalë, por kjo është pjesë e natyrës së luftës”, i tha ai një audience në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington, sipas transmetuesit publik britanik BBC.

Javën e kaluar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e pranoi se ofensiva po bënte përparim të ngadaltë.

Gjatë takimit të organizuar në Uashington më 30 qershor, Milley tha se kundërofensiva “po përparonte në mënyrë të qëndrueshme, duke kaluar qëllimshëm nëpër fusha shumë të vështira e të minuara... 500 metra në ditë, 1.000 metra në ditë, 2.000 metra në ditë”.

“Lufta në letër dhe lufta e vërtetë janë të ndryshme. Në luftën e vërtetë, njerëzit e vërtetë vdesin. Njerëz të vërtetë janë në ato vija të frontit dhe njerëz të vërtetë janë në ato automjete. Trupat e vërtetë po copëtohen nga eksplozivët e fortë”, tha ai.

Ushtarët ukrainas “po sulmonin nëpër fusha të minuara dhe në llogore”, tha ai, duke shtuar se kjo kundërofensive “është fjalë për fjalë një luftë për jetën e tyre”.

Çka e ngadalësoi kundërofensivën e Ukrainës?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:09:42 0:00

Ai tha se SHBA-ja po i jepte Ukrainës ndihmë “aq sa është e mundur”.

Gjenerali Milley është këshilltari kryesor ushtarak i presidentit amerikan, sekretarit amerikan të Mbrojtjes dhe Këshillit amerikan të Sigurisë Kombëtare.

Ndërkohë, komandanti i përgjithshëm ushtarak i Ukrainës, Valery Zaluzhny, tha se kundërofensiva ishte penguar nga mungesa e fuqisë adekuate të zjarrit.

Në një intervistë për mediumin amerikan Washington Post të publikuar më 30 qershor, ai tha se ishte i irrituar nga dërgesat e ngadalta të armëve të premtuara nga Perëndimi, nga avionët luftarakë modernë te municionet e artilerisë.

“Nuk më duhen 120 avionë. Nuk do ta kërcënoj të gjithë botën. Një numër shumë i kufizuar do të mjaftonte”, tha ai.

Ndërsa, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, William Burns, raportohet ta ketë bërë një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë muajin e kaluar, ku u takua me Presidentin Zelensky dhe zyrtarë të inteligjencës ukrainase.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG