Ndërlidhjet

Zyrtari amerikan Finer me kërkesa për Kosovën dhe Serbinë


Shtëpia e Bardhë.
Shtëpia e Bardhë.

Zëvendëskëshilltari amerikan për Siguri Kombëtare Jon Finer, ka biseduar ditëve të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Alesandar Vuçiq, lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 29 majit në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potik, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Më 29 maj, protesta ka përshkallëzuar në dhunë, mes pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe protestuesve serbë.

Kurtit i është kërkuar që kryetarët e rinj t’i kryejnë detyrat në lokacione alternative dhe që forcat policore të tërhiqen nga ndërtesat komunale.

Në komunikatë është thënë se Finer e ka mirëpritur gatishmërinë e Kurtit që të punohet drejt krijimit të kushteve për zgjedhje të reja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë.

Vuçiqit, në anën tjetër, i është kërkuar që t’i tërheqë forcat e armatosura nga zona afër kufirit, dhe që të ulë nivelin e gatishmërisë ushtarake, si dhe të kërkojë nga protestuesit që të jenë në qetë.

Në dy komunikata për media, të lëshuara nga Shtëpia e Bardhë, është përmendur se Finer u ka kërkuar Kurtit dhe Vuçiqit që të riangazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian, si dhe të zbatojë plotësisht Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.

Palët janë darkorduar për këtë Marrëveshje në shkurt në Bruksel, ndërsa për aneksin e zbatimit, në mars të Ohër.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve, më 2011.

Palët i kanë nënshkruar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG