Ndërlidhjet

Arrestohet kreu i Gjykatës Supreme ukrainase nën dyshime për korrupsion


Kryetari i Gjykatës Supreme të Ukrainës, Vsevolod Kniaziev. Fotografi nga arkivi.
Kryetari i Gjykatës Supreme të Ukrainës, Vsevolod Kniaziev. Fotografi nga arkivi.

Ukraina tha se ka arrestuar kreun e Gjykatës Supreme të shtetit, pasi dyshohet se është përfshirë në një rast të ryshfetit prej 2.7 milionë dollarësh.

“Kreu i Gjykatës Supreme është arrestuar”, tha Oleksandr Omelchenko, prokuror në Zyrën e Prokurorisë kundër korrupsionit të Ukrainës.

Omelchenko tha se dy persona, përfshirë shefin e gjykatës, Vsevolod Kniaziev, janë arrestuar si pjesë e hetimit, por refuzoi që të identifikojë personin e dytë.

“Ky është rasti më i madh ndonjëherë” që përfshin gjyqësorin, tha kreu i Byrosë kombëtare kundër korrupsionit të Ukrainës, Seman Kryvonos.

Kryvonos tha se një grup i gjyqtarëve brenda Gjykatës Supreme, që ishin pjesë e hetimit, cilësohen se i përkisnin një “grupi kriminal”.

Zyrtarët kundër korrupsionit thanë se miliarderi ukrainas Kostiantyn Zhevago u kishte dhënë ryshfet zyrtarëve gjyqësorë dhe një firmë ligjore kishte vepruar si ndërmjetësues.

Zyrtarët ukrainas thanë se Zhevago kishte transferuar 2.7 milionë dollarë tek avokatët, prej të cilave 1.8 milion dollarë u ishin dhënë gjykatësve të Gjykatës Supreme dhe 900.000 avokatëve për “shërbimet e tyre si ndërmjetësues”.

Ata thanë se Zhevago kishte dashur që ta korruptonte gjykatën që ajo të merrte vendim që t’i lejohej të mbante kontrollin e aksioneve që kishte te një kompani minerare, pasi Zhevago kishte mosmarrëveshje me ish-hisedarët e kompanisë.

Zhevago, ish-deputet në Parlamentin ukrainas, aktualisht gjendet në Francë dhe Kievi po tenton që ta ekstradojë atë.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, ai u arrestua në Francë nën dyshimet për pastrim parash dhe keqpërdorim fondesh të lidhura me një biznes bankar në Ukrainë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG