Ndërlidhjet

Zvicra thotë se mban mbi 8 miliardë rezerva të Bankës Qendrore ruse


Një institucion financiar në Zvicër.
Një institucion financiar në Zvicër.

Një total prej 8.3 miliardë dollarësh rezerva dhe asete të Bankës Qendrore të Rusisë janë të depozituara në shtetin e Zvicrës. Këtë fakt e bëri të ditur të mërkurën, Ministria e Ekonomisë në Zvicër.

Publikimi i këtyre të dhënave pasoi një vendim të mëhershëm që detyron institucionet financiare të Zvicrës t’i raportojnë këto fonde, ngjashëm siç funksionon në Bashkim Evropian.

Çdo transaksion në lidhje me menaxhimin e këtyre rezervave dhe aseteve është i ndaluar që nga 25 marsi i vitit të kaluar.

Përveç aseteve të Bankës Qendrore të Rusisë, Zvicra ka edhe asete të tjera ruse të ngrira në vlerë të rreth 7.5 miliardë frangave zvicerane.

Këto u përkasin njerëzve, kompanive ose organizatave që janë nën sanksione ndërkombëtare për shkak të sulmit rus në Ukrainë, sulm ky që nisi në muajin shkurt të vitit 2022.

"Diskutimet po vazhdojnë në BE nëse asetet e Bankës Qendrore të Federatës Ruse duhet të përdoren për investime dhe të ardhurat e tyre të përdoren për rindërtimin e Ukrainës”, tha Qeveria zvicerane, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Përveç BE-së, shumë shtete të tjera, përfshirë SHBA-në, u kanë vendosur sanksione zyrtarëve të ndryshëm të Rusisë si dhe biznesmenëve të lidhur me Kremlinin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG