Ndërlidhjet

FBI ndihmon Ukrainën të mbledhë të dhëna për krimet e mundshme të luftës


Një protestë në Uashington kundër pushtimit rus të Ukrainës. Fotografi nga arkivi.
Një protestë në Uashington kundër pushtimit rus të Ukrainës. Fotografi nga arkivi.

Ukraina po punon me Byronë Federale të Hetimit të Shteteve të Bashkuara (FBI) dhe me kompanitë amerikane për të mbledhur të dhëna për krimet e mundshme të luftës të kryera nga rusët. Ata po mbledhin informacione të telefonave dhe lokacioneve ku kanë ndodhur krimet e pretenduara, thanë zyrtarët e lartë.

Autoritetet ukrainase po mbledhin informacione digjitale nga fushëbetejat dhe qytetet ukrainase që janë goditur nga lufta që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar, tha Alex Kobzanets, agjent special i FBI-së, i cili më herët ka punuar si atashe ligjor i FBI-së në Ukrainë.

“Mbledhja e të dhënave, analizimi i tyre është diçka që FBI-ja ka eksperiencë”, tha Kobzanets gjatë një konference për sigurinë kibernetike të mbajtur në San Francisko.

Puna përfshin edhe analizimin e informacioneve të marra nga telefonat, analizat e forenzikës të AND-së, por edhe analizimin e pjesëve trupore të viktimave të marra nga fushëbetejat, tha ai.

“Hapi i radhës është puna me kompanitë amerikane që ofrojnë shërbime dhe transferimi i këtyre informacioneve... marrja e informacioneve për vendndodhjet”, shtoi ai.

Kjo punë shfaq thellimin e bashkëpunimit midis SHBA-së dhe Ukrainës në fushën e kibernetikës, ku Rusia konsiderohet kundërshtare për të dyja shtetet.

Qeveria ruse nuk ka komentuar menjëherë për këtë çështje.

Agjenti i FBI-së shtoi se ky institucion që një vit e gjysmë po punon për të ndihmuar Ukrainën që të identifikojë kolaboracionistët rusë dhe spiunët që operojnë në Ukrainë dhe forcat ruse që kanë operuar jashtë Kievit në nisjen e pushtimit.

Kompanitë amerikane të sigurisë dhe zyrtarët e tjerë amerikanë kanë qenë partnerë të rëndësishëm në përpjekjet e Ukrainës për t’iu kundërvënë sulmeve kibernetike ruse, që kanë nisur që nga viti 2015.

Ukraina dhe shtetet e tjera kanë akuzuar disa herë Rusinë se ka kryer krime të luftës kundër civilëve ukrainas. Por, Rusia ka hedhur poshtë këto pretendime.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG