Ndërlidhjet

Macron nënshkruan ligjin për reformën në pensione, pavarësisht protestave


Presidenti francez, Emmanuel Macron.
Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka nënshkruar të shtunën ligjin për reformën në pensione, duke sfiduar tre muaj protesta dhe zotimet e sindikatave se nuk do ta zbatojnë vendimin e ri.

Ligji ka hyrë në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Francës.

Ky publikim është bërë disa orë pasi Këshilli Kushtetues i ka dhënë dritën jeshile fuqizimit të ligjit, i cili parasheh rritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjeç.

Sindikatat kanë paralajmëruar se do të thërrasin protesta më 1 maj, kur shënohet Dita e Punëtorëve.

Beteja për të nënshkruar këtë ligj është kthyer në sfidën më të madhe për Macronin, përgjatë mandatit të tij të dytë si president.

Kjo temë i ka kushtuar atij edhe me rënie të popullaritetit.

Sondazhet kanë treguar se dy në tre franceze janë kundër vazhdimit të punës për dy vjet më shumë.

Mirëpo, Macron i ka konsideruar ndryshimet si të “domosdoshme”, për të shmangur deficitin në buxhetin për pensione, i cili, sipas parashikimeve, mund të arrijë në 13.5 miliardë euro deri më 2030.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG