Ndërlidhjet

Gazetarët e pavarur rusë bëjnë thirrje për lirimin e gazetarit amerikan


Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich. Fotografi ilustruese.
Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich. Fotografi ilustruese.

Një grup gazetarësh të pavarur rusë dhe figura publike u kanë bërë thirrje autoriteteve që ta lirojnë reporterin amerikan, Evan Gershkovich, i cili u arrestua javën e kaluar në Rusi me akuza për spiunazh - që shihen gjerësisht si të motivuara politikisht.

Në një letër të botuar më 4 prill nga kanali i pavarur televiziv, Dozhd, me qendër në Letoni, gazetarët rusë thanë se akuzat për spiunazh të ngritu ra kundër Gershkovich nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) - agjencia ruse për siguri dhe kundërzbulim që e ka pasuar agjencinë KGB të kohës sovjetike - janë të pabaza dhe nuk duhet besuar.

Evan Gershkovich u arrestua në Yekaterinburg, qytetin e maleve Urale, pasi që dyshohet se po përpiqej të siguronte informacion të klasifikuar. Ai ishte duke raportuar për qëndrimin e rusëve ndaj luftës së Kremlinit kundër Ukrainës dhe ndaj grupit mercenar, Wagner.

FSB-ja pretendoi se kishte ndaluar "aktivitetet e paligjshme" dhe se gazetari ishte arrestuar "duke vepruar sipas udhëzimeve të SHBA-së".

32-vjeçari Gershkovich, i cili është shtetas i SHBA-së, mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

Gershkovich raporton për Rusinë dhe Ukrainën si korrespondent në zyrën e Moskës të Wall Street Journal.

Letra thotë gjithashtu se nuk duhet besuar asnjë nga pretendimet e auriteteve ruse.

Dje, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, telefonoi homologun e tij rus, Sergei Lavrov, dhe i kërkoi lirimin e gazetarit amerikan.

Lirimin e tij e ka kërkuar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG