Ndërlidhjet

Digjen tri vetura në Leposaviq, dy prej tyre me targa RKS


Vetura në Mitrovicën e Veriut, 11 tetor 2022. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Vetura në Mitrovicën e Veriut, 11 tetor 2022. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviq, në veri të vendit. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit.

Të tria veturat raportohet se u përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, ndërsa njëri rast ka ndodhur afër një qerdhe të fëmijëve në Leposaviq.

“Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve.

Tri vetura me targa RKS ishin djegur edhe në orët e para të së premtes – një në Zveçan dhe dy të tjera në Mitrovicë të Veriut.

Raste të ngjashme në veri janë raportuar edhe në fund të vitit të kaluar - kur në veri kishte tensione lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës që të gjitha makinat me targa ilegale serbe të riregjistrohen në RKS.

Në shenjë pakënaqësie me këtë vendim, por edhe për shkak të arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, serbët lokalë patën ngritur barrikada.

Më pas, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për targat.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina me targa të tilla janë riregjistruar në RKS.

Vlerësohet se në veriun e Kosovës janë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG