Ndërlidhjet

Rusia arreston gazetarin e Wall Street Journal për spiunazh


Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili u arrestua në Rusi për spiunazh.
Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili u arrestua në Rusi për spiunazh.

Agjencia më e lartë e sigurisë në Rusi ka deklaruar se është arrestuar një gazetar i mediumit amerikan Wall Street Journal mbi dyshimet për spiunazh. Asnjë dëshmi nuk është dhënë për këto pretendime.

Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) – agjencia ruse për siguri dhe kundërzbulim që e ka pasuar agjencinë KGB të kohës sovjetike – tha të enjten se Evan Gershkovich u arrestua në Yekaterinburg, qytetin e maleve Urale, pasi që dyshohet se po përpiqej të siguronte informacion të klasifikuar.

Gershkovich është gazetari i parë i një mediumi amerikan që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë. Arrestimi i tij vjen mes tensioneve të shtuara midis Moskës dhe Uashingtonit shkaku i luftës në Ukrainë.

Shërbimi i sigurisë pretendon se Gershkoviq “po vepronte mbi urdhra amerikane për të mbledhur informacion për aktivitetet e njërës prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus që përbën sekret shtetëror”. FSB-ja nuk ofroi asnjë dëshmi për këto pretendime.

FSB-ja nuk e bëri të ditur se kur ka ndodhur arrestimi.

32-vjeçari Gershkovich, i cili është shtetas i SHBA-së, mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

Gershkovich raporton për Rusinë dhe Ukrainën si korrespondent në zyrën e Moskës të Wall Street Journal. FSB-ja vuri në dukje se ai kishte akreditim nga Ministria e Jashtme ruse për të punuar si gazetar.

Raporti i tij i fundit nga Moska, i publikuar në fillim të kësaj jave, trajtonte ngadalësimin e ekonomisë së Rusisë pas sanksioneve të vendosura nga shtetet perëndimor pas hyrjet në trupave ruse në Ukrainë vitin e kaluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG