Ndërlidhjet

Ekonomistët presin recesion në SHBA këtë vit


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të përballen me recesion këtë vit, si dhe me inflacion të lartë më 2024, kanë parashikuar disa ekonomistë, pas një vëzhgimi gjashtëmujor të situatës ekonomike.

Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të biznesit, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik.

Më shumë se dy të tretat e respodentëve të Asociacionit Kombëtar për Ekonominë e Biznesit kanë thënë në një anketë se presin që inflacioni të mbetet mbi katër për qind deri në fund të këtij viti.

Në raport janë përmbledhur përgjigjet e 217 anëtarëve të këtij Asociacioni në anketë, e cila është kryer mes 2-19 marsit, ka thënë organizata përmes një deklarate.

Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe pasojat e pandemisë së koronavirusit, besohet se janë shkaktaret kyçe të inflacionit që ka prekur ekonomitë e pothuajse gjithë botës.

Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara e kanë rritur normën e interesit në 4.75 për qind, me qëllim të luftimit të inflacionit, i cili vitin e kaluar ka arritur në nivelet më të larta në dekada.

Rritja e çmimeve është ngadalësuar, duke qëndruar në 6.0 për qind në shkurt, ndonëse është shifër shumë e lartë sesa shënjestra afatgjate e Rezervave Federale prej 2 për qind.

Mirëpo në mesin e parashikimeve jo të mira ekonomike për të ardhmen, vetëm pesë për qind e respodentëve besojnë se SHBA-ja aktualisht është në mes në një recesioni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG