Ndërlidhjet

Grevat bllokojnë transportin publik në Gjermani


Pamje nga grevat e mëparshme që janë mbajtur në Gjermani.
Pamje nga grevat e mëparshme që janë mbajtur në Gjermani.

Rrjeti i transportit në Gjermani do të jetë pothuajse i bllokuar të hënën, për shkak të grevave të dy sindikatave më të mëdha të punëtorëve në këtë shtet.

Stafi i aeroporteve, porteve detare, hekurudhave, autobusëve dhe metrove, ka nisur grevën 24-orëshe, në minutat e parë të së hënës.

Sindikatat janë duke kërkuar paga më të mëdha, ashtu që punëtorët të përballen më lehtë me rritjen e çmimeve.

Deri më tani janë mbajtur disa greva më të vogla në Gjermani, mirëpo kjo e së hënës konsiderohet më e madhja në dekada.

Sindikata Verdi përfaqëson rreth 2.5 milionë punëtorë në sektorin publik të Gjermanisë, ndërsa sindikata EVG përfaqëson rreth 230.000 punëtorë.

Verdi kërkon 10.5 për qind rritje të pagës për stafin, ndërsa EVG kërkon rritje prej 12 për qind.

Operatori kombëtar i hekurudhave, Deutsche Bahn, i ka dënuar planet për greva dhe i ka përshkruar si “të pabaza dhe të panevojshme”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG