Ndërlidhjet

Wagner rekruton mercenarë në ueb-faqe pornografike


Logoja e Wagner-it e vendosur në ndërtesën e Qendrës Wagner në Shën Petersburg. Fotografi nga arkivi.
Logoja e Wagner-it e vendosur në ndërtesën e Qendrës Wagner në Shën Petersburg. Fotografi nga arkivi.

Grupi rus i mercenarëve, Wagner, ka vendosur reklama në Pornhub, ueb-faqen më të madhe pornografike në botë, teksa po tenton të rekrutojë luftëtarë për të përforcuar forcën e saj luftarake që së bashku me trupat e Kremlinit, po luftojnë kundër Ukrainës.

Ata që vizitojnë këtë ueb-faqe pornografike nga Rusia, pa përdorur VPN apo programe që bllokojnë shfaqjen e reklamave, mund të shohin një video të Wagner-it që bën thirrje për shikuesit që t’i bashkohen këtij grupi në vend se të shikojnë video pornografike.

Në video thuhet se Wagner po kërkon rekrutë “nga të gjitha rajonet ruse”.

Në një pjesë të reklamës së Wagner-it, dëgjohet zëri i një gruaje që i referohet këtij grupi si “ushtria private më e mirë në botë”.

Themeluesi dhe pronari i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, konfirmoi se reklama është vendosur në ueb-faqen e Pornhub.

“Vendosja e reklamës në ueb-faqe pornografike është një ide e mirë nga ekspertët tanë të marketingut. Unë pajtohem me ta plotësisht. Reklama thotë: Shko lufto së bashku në fushatën e ushtrisë private të Wagner-it, mos masturbo. Dhe kush nuk pajtohet me këtë?”, tha Prigozhin përmes një deklarate të postuar në Telegram.

Wagner është grup mercenarësh i bashkëthemeluar nga Prigozhin, njeri i lidhur me Kremlinin, që më së miri njihet me nofkën “Kuzhinieri i Putinit”, për shkak se kompania e tij e gastronomisë ka punuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Anëtarët e këtij grupi mercenarë – me mijëra burra të rekrutuar nga burgjet në mbarë Rusinë – kanë qenë aktivisht të përfshirë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, që Rusia nisi shkurtin e vitit të kaluar.

Javën e kaluar, Prigozhin tha se trupat e tij, së bashku me të gjitha forcat ruse, janë përshirë në luftime të ashpra disamujore për të marrë kontrollin e qytetit lindor ukrainas të Bahmutit. Ai tha se të gjitha trupat ruse kanë mungesë të madhe të municioneve.

Prigozhin muajin e kaluar tha se Wagner më nuk do të rekrutojë të burgosur, ndërkaq Ministria ruse e Mbrojtjes raportohet se ka nisur fushatën e vetë të rekrutimit në burgjet ruse.

Dhjetëra shtete e kanë shpallur Wagner-in si organizatë terroriste.

Këtë javën, Parlamenti rus miratoi një legjislacion që rrit ndëshkimin për ata që vlerësohet se kanë diskredituar trupat e Rusisë. Në legjislacion janë përfshirë edhe deklaratat për grupet mercenare dhe vullnetarët që luftojnë në Ukrainë.

Autoritetet ruse kanë përdorur ligjet për të shqiptuar dënime të gjata me burg për kritikët e Kremlinit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG