Ndërlidhjet

Irani thotë se ka zbuluar një rezervë të madhe me litium


Flamuri i Iranit. Fotografi ilustruese.
Flamuri i Iranit. Fotografi ilustruese.

Irani ka njoftuar se ka zbuluar një depozitë të madhe të litiumit, një komponent kyç për prodhimin e baterive për automjetet elektrike dhe për pajisjet elektronike, njoftoi media shtetërore më 4 mars.

“Për herë të parë, në Iran është zbuluar një rezervë e madhe në Hamedan” në perëndim të shtetit, tha Mohammad Hadi Ahmadi, zyrtar i Ministrisë së Industrisë, Minierave dhe Tregtisë, raportoi televizioni shtetëror.

Rezerva besohet se ka “8.5 milionë tonë” litium, tha Ministria e Industrisë, Minierave dhe Tregtisë.

I quajtur “nafta e shekullit 21”, litiumi është thelbësor për prodhimin e baterive për automjetet elektrike, të cilat mund të mësojnë që makinat të mos përdorin më naftë që lëshon dyoksid karboni.

Ky metal i bardhë po ashtu është thelbësor për rimbushjen e baterive që përdoren për telefona celularë dhe për pajisje të tjera elektronike.

Sipas një raporti të publikuar më 2022 nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, në mbarë botën janë identifikuar 89 milionë tonë litium. Australia, Kili, Argjentina dhe Kina janë prodhuesit kryesorë.

Më 2022, çmimet e litiumit u rritën shumë për shkak të çmimeve të komponentëve dhe në përgjithësi për shkak të inflacionit, teksa kërkesa për mjete më të pastra për udhëtim në mbarë botën u rrit.

Irani, ekonomia e të cilit është e shkatërruar nga sanksionet ndërkombëtare, posaçërisht nga sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara, ka rezerva të konsiderueshme natyrore, përfshirë rezerva të gait, naftës, bakrit dhe hekurit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG