Ndërlidhjet

Shtyhet hyrja në fuqi e ETIAS-it, liberalizimi i vizave jo më vonë se 1 janar 2024


Flamuri i Bashkimit Evropian shihet në prapavijë teksa një njeri ecën. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Flamuri i Bashkimit Evropian shihet në prapavijë teksa një njeri ecën. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Bashkimi Evropian e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti.

Hyrja në fuqi e këtij sistemi është kthyer në temë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sepse me të është lidhur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, në vendimin për vizat për Kosovën, është thënë se nëse sistemi ETIAS nuk hyn në fuqi deri në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Në faqen e ETIAS-it nuk janë dhënë arsye për shtyrjen e këtij vendimi.

Pikërisht mundësia e bllokimit të procesit të vizave për Kosovën, i ka shtyrë disa vende të BE-së që të insistojnë për të pasur datë për këtë proces, edhe nëse do të ketë vonesa për ETIAS-in.

Disa burime diplomatike i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se qëndrimi që “jo më vonë se 1 janar 2024 nuk do të thotë se [liberalizimi] nuk mund të ndodhë më herët“.

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk e gëzon lëvizjen e lirë me vendet e Zonës Schengen.

Si funksionon ETIAS?

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Ky sistem - krejtësisht elektronik - mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.

Aty kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument.

Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën.

Dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit, që merr vendimin final për hyrjen potenciale të udhëtarit në një vend të Zonës Schengen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG