Ndërlidhjet

Presidentja moldave bën thirrje për “vigjilencë” pas zbulimit të planit rus për “shkatërrimin e shtetit”


Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka bërë thirrje për “vigjilencë maksimale” pasi ka pranuar dokumente nga shërbimet e inteligjencës ukrainase. Sipas saj, këto dokumente kanë treguar se Rusia po planifikon ta destabilizojë Moldavinë duke përdorur agjentë provokatorë, për të sulmuar ndërtesat qeveritare, duke u paraqitur si protestues.

“Dokumentet e pranuara nga partnerët ukrainas tregojnë dokumentimin e vendndodhjeve dhe aspketeve logjistike të organizmit të këtyre përmbysjeve”, tha Sandu më 13 shkurt. “Plani po ashtu përfshin përdorimin e njerëzve jashtë shtetit për veprime të dhunshme”.

Raportimet lidhur me një grushtshtet të mundshëm “janë thellësisht shqetësuese”, tha zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare i Kombeve të Bashkuara, John Kirby.

Edhe pse këto raportime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, “sigurisht që nuk është jashtë sjelljes ruse dhe ne absolutisht qëndrojmë me Qeverinë moldave dhe me popullin moldav”, tha Kirby.

Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë moldave konfirmoi më 9 shkurt se ka pranuar informacione lidhur me një grushtshtet të mundshëm. Këto informacione u tha se janë pranuar nga homologët ukrainas, por ky shërbim nuk dha asnjë detaj tjetër “sepse ka rrezik që të pengohen operacionet që po vazhdojnë”.

Deklarimet publike për këtë plan për grushtshtet të pretenduar u bënë në ditën e njëjtë kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha gjatë samitit të Bashkimit Evropian tha se Kievi ka në posedim “planin për shkatërrimin e Moldavisë nga inteligjenca ruse”.

Zelensky tha se ky plan është i ngjashëm nga ai që Rusia ka bërë për të marrë nën kontroll Ukrainën. Ai shtoi se nuk e di nëse Moska ka urdhëruar që ky plan të vihet në zbatim menjëherë.

Më 13 shkurt, Sandu tha se plani përfshin “diversionistë me stërvitje ushtarake dhe të kamufluar me rroba civile” dhe se është zbuluar se ka udhëzime edhe për qytetarët nga Serbia, Rusia, Bjellorusia dhe Mali i Zi që të hyjnë në Moldavi për të zbatuar planin.

Qëllimi i Rusisë, sipas Sandu, është që të “ndryshojë pushtetin legjitim të Kishinevit me një pushtet jolegjitik”, për të penguar përpjekjet e integrimit evropian të Moldavisë dhe për të përdorur Moldavinë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Sandu tha se protestat anti-qeveritare që kanë ndodhur në Moldavi që nga shtatori deri në nëntorin e kaluar kanë qenë pjesë e përpjekjeve për të minuar shtetin. Protestat, e organizuara nga Partia Shor, që është miqësore me Rusinë, bënin thirrje për zgjedhje të parakohshme dhe për dorëheqjen e Sandus, presidentes pro-perëndimore.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar, Moldavia, shtet fqinj i Ukrainës, është përballur me një sërë shqetësimesh të sigurisë, pasi copëza të raketave ruse kanë rënë në territorin moldav.

Moldavia po ashtu është përballur me reduktime të energjisë, pasi Ukraina ndaloi eksportin e energjisë për shkak të sulmeve ajrore ruse ndaj infrastrukturës së saj kritike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG