Ndërlidhjet

FSK-ja shpëton nga rrënojat në Turqi edhe dy persona


FSK-ja shpëton dy persona në Turqi
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:19 0:00

FSK-ja shpëton dy persona në Turqi

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë njoftuar se kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat e ndërtesave në Turqi edhe dy persona.

Sipas njoftimit, në bashkëpunim me ushtrinë turke, 160 orë pas tërmeteve shkatërruese, FKS-ja ka arritur të nxjerrë një 45-vjeçar, dhe pas 162 orëve një vajzë 13-vjeçare, që ishin bllokuar nën një ndërtesë.

“Edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë të motivuar dhe po japin të gjithë energjinë e tyre për të shpëtuar jetën e njerëzve që janë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj, e cilësoi si “lajm të mrekullueshëm” shpëtimin e dy personave nga pjesëtarët e FSK-së në Hataj.

“Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm”, shkroi ai në Facebook.

Pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit, që goditën Turqinë dhe Sirinë, drejt Turqisë u nis një kontingjenti i FSK-së që përbëhet nga specialistët e kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen të kërkim-shpëtimit.

Më 8 shkurt, në qytetin Hataj, pjesëtarët e FSK-së arritën të shpëtonin një fëmijë 2-vjeçar dhe nënën e fëmijës.

Nga tërmetet 7.8 ballësh dhe 7.5 ballësh – që u përcollën edhe me goditje të tjera të fuqishme – deri më tani në Turqi dhe Siri janë konfirmuar mbi 33.000 viktima.

Mbi 70 shtete nga e mbarë bota kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar Turqinë si dhe ndihmë humanitare edhe për Sirinë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se presin që numri i viktimave të dyfishohet, teksa mijëra ndërtesa janë shembur nga tërmetet e fuqishme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG