Ndërlidhjet

Komiteti Olimpik hedh poshtë kritikat e Ukrainës, i quan "diskredituese"


Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, gjatë vizitës së tij në Ukrainë. Fotografi ilustruese.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, gjatë vizitës së tij në Ukrainë. Fotografi ilustruese.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka hedhur poshtë kritikat e zyrtarëve ukrainas, përfshirë presidentin, të cilët e akuzuan atë për nxitje të luftës.

IOC ka thënë javën e kaluar se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë në Lojërat Olimpike.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se lejimi i Rusisë për të garuar në Lojërat Olimpike 2024 në Paris do të tregonte se "terrori është disi i pranueshëm".

Ai tha se përpjekjet e IOC-së "për të rikthyer atletët rusë në Lojërat Olimpike janë përpjekje për t'i thënë gjithë botës se terrori është disi i pranueshëm”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha më 31 janar se këto komente diskredituee "nuk mund të shërbejnë si bazë për ndonjë diskutim konstruktiv".

Lojërat Olimpike Verore të vitit 2024 do të mbahen në kryeqyetin e Francës, Paris.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG