Ndërlidhjet

Kina heq karantinimin e detyrueshëm për vizitorët


Njerëzit përqafohen në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit, pasi Kina hoqi karantinimin për udhëtarët që vijnë në këtë shtet. 8 janar 2023. REUTERS/Thomas Peter
Njerëzit përqafohen në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit, pasi Kina hoqi karantinimin për udhëtarët që vijnë në këtë shtet. 8 janar 2023. REUTERS/Thomas Peter

Kina ka rihapur kufijtë e saj dhe ka hequr masat e karantinës për vizitorët që hyjnë në këtë shtet, pas gati tre vjetësh, edhe pse vendi po lufton me një valë të re të koronavirusit.

Udhëtarët e parë në Kinë u shprehën të lehtësuar që nuk duhej të kalonin nëpër masat e detyrueshme të karantinës.

Po ashtu kinezët nxituan të planifikonin udhëtime jashtë vendit pasi zyrtarët njoftuan muajin e kaluar nisën lehtësimin e masave, pas protestave kundër politikave për përballje me pandeminë.

Por, ndryshimi i papritur i politikës kundër koronavirusit, ekspozoi ndaj virusit shumë nga 1.4 miliard banorët e Kinës, duke nxitur një valë të re infektimesh që ka mbingarkuar spitalet, ka zbrazur raftet në barnatore dhe ka shkaktuar një alarm ndërkombëtar.

Rritja e pritshme e numrit të turistëve ka bërë që më shumë se shumë shtete në mbarë botën të kërkojnë që vizitorët nga Kina të paraqesin teste negative për COVID-19.

Kina i ka quajtur kufizimet e udhëtimit të vendosura nga vendet e tjera "të papranueshme”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG