Ndërlidhjet

Grossi shkon në Rusi për të diskutuar rreth centralit bërthamor në Zaporizhja


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, do ta vizitojë Rusinë më 22 dhjetor për të diskutuar mbi krijimin e një zone sigurie rreth centralit bërthamor në Zaporizhja në jug të Ukrainës, njofton agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Ky central bërthamor, ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.

Grossi kishte takuar në tetor presidentin rus, Vladimir Putinin, në kuadër të përpjekjeve të Agjencisë që udhëheq, për të parandaluar një aksident.

Putin i kishte thënë Grossit që ai është “i hapur për dialog” rreth centralit bërthamor në Zaporizhja, dhe se situata është “shqetësuese”.

Javën e kaluar ishte marrë vendim për të dërguar ekipe të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, në të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës.

Vendimi për të dërguar ekipe të IAEA-s në të gjitha centralet është pjesë e një përpjekjeje për të shmangur një katastrofë në zonën e luftës.

Centrali bërthamor në Zaporizhja është më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG