Ndërlidhjet

Navalny dërgohet në izolim të përhershëm


Navalny u vendos në izolim, i quajtur gjithashtu "qeli dënimi", më 1 nëntor, por mund të mbahej atje vetëm për 15 ditë, sipas postimit në Instagram.
Navalny u vendos në izolim, i quajtur gjithashtu "qeli dënimi", më 1 nëntor, por mund të mbahej atje vetëm për 15 ditë, sipas postimit në Instagram.

Lideri i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, bëri të ditur të enjten se ai ishte transferuar përgjithmonë në një qeli izolimi që do të kufizonte kontaktin e tij me të burgosurit e tjerë dhe botën e jashtme.

Navalny u vendos në izolim, i quajtur gjithashtu "qeli dënimi", më 1 nëntor, por mund të mbahej atje vetëm për 15 ditë, sipas postimit në Instagram.

Ai tha se izolimi i tij i ri është "një qeli e rregullt e ngushtë, si qelia e dënimit, përveç që mund të kesh jo një, por dy libra, dhe të përdorësh kioskën e burgut, megjithëse me një buxhet shumë të kufizuar."

"Ata po e bëjnë këtë për të më mbajtur të heshtur", tha Navalny në postimet e tij në Twitter, duke shtuar se qëndrimi në qelinë e vogël dhe të ngushtë zakonisht kufizohej në 15 ditë si dënim. Rregullat gjithashtu ndalojnë "vizitat e gjata" nga të afërmit, tha ai.

Urdhri u dha vetëm katër ditë para se familja e tij të vinte ta takonte. Navalny u burgos në Koloninë Famëkeqe Nr. 2, në lindje të Moskës, në mars 2021 pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku po rikuperohej pas një helmimi. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se agjencitë amerikane të inteligjencës kishin arritur në përfundimin se agjentët e policisë ruse të sigurisë e kishin helmuar Navalnyn.

Edhe pse e dinte për rrezikun qv mund të arrestohej dhe të dënohej me burgim për shkeljen e lirimit me kusht duke shkuar në Gjermani, Navalny u kthye në vendlindje. Ai ishte bërë lideri më i shquar i opozitës ruse duke publikuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe duke sfiduar presidentin Vladimir Putin në qendrat e votimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG