Neni 1: Kosova dhe Serbia duhet të zhvillojnë raporte normale, të mira, fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejta të barabarta.
Neni 2: Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Neni 3: Konform Marrëveshjeve të Stabilizim-Asocimit (MSA) të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin çdo mosmarrëveshje mes asaj kohe vetëm përmes mjeteve paqësore dhe duhet të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës. Ato riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen të kufirit ekzistues mes tyre dhe zotohen për respektimin e plotë të integritetit territorial të njëra-tjetrës.
Neni 4: Kosova dhe Serbia vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja palët nuk mund të përfaqësojnë palën tjetër në sferën ndërkombëtare, apo të veprojnë në emër të tyre.
Neni 5: Kosova dhe Serbia duhet të promovojnë raporte paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe të kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe bashkëpunimit në Evropë.
Neni 6: Kosova dhe Serbia vazhdojnë në respektimin e ndërsjellë të juridiksionit të njëra-tjetrës.
Neni 7: Kosova dhe Serbia shprehin gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe ato humanitare në procesin e normalizimit të raporteve të tyre. Ato duhet të lidhin marrëveshje me qëllim që të zhvillojnë dhe promovojnë në bazë të Traktatit të prezantuar për bashkëpunimin që do të përfitonin të dyja palët në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit, raporteve gjyqësore, postës dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mbrojtjes së mjedisit dhe në fusha të tjera. Për detajet është rënë dakord në Protokollin Suplementar.
Neni 8: Kosova dhe Serbia duhet të kenë misione të përhershme. Ato duhet të vendosen në selitë e qeverive përkatëse. Çështjet praktike sa i përket themelimit të misioneve duhet të trajtohen ndaras.
Neni 9: Kosova dhe Serbia pajtohen se Traktati i tanishëm nuk duhet të ndikojë te traktatet dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërkombëtare dhe në marrëveshjet që tashmë janë arritur ose që lidhen me to.