Ndërlidhjet

Sulmohet stacioni policor kufitar në Zubin Potok


Një polic i Kosovës patrullon afër pikës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinje, Kosovë. 1 shtator 2022.
Një polic i Kosovës patrullon afër pikës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinje, Kosovë. 1 shtator 2022.

Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në stacionin policor kufitar në fshatin Jasenovik të Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje dhe nga zyrtarët policorë janë dëgjuar dy të shtëna armësh radhazi.

“Njësia relevante policore ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG