Ndërlidhjet

Mijëra ushtarë rusë të sapomobilizuar "nuk janë të pajisur mirë"


Një rezervist rus me pushkë në dorë, duke u trajnuar për të luftuar.
Një rezervist rus me pushkë në dorë, duke u trajnuar për të luftuar.

Mijëra ushtarë rusë të sapomobilizuar për të luftuar në vijën e frontit të luftës në Ukrainë, “nuk janë të pajisur si duhet”, pasi disa armë vështirë se mund të përdoren, kanë thënë analistë të inteligjencës britanike.

Kremlini ka rritur shqetësimet për përshkallëzim të luftës, duke shpallur mobilizim të pjesshëm të 300.000 rezervistëve nga muaji shtator.

Inteligjenca britanike beson se ushtarët e mobilizuar mund të jenë duke përdorur armë të vitit 1950.

Sipas pamjeve që kanë siguruar burime të saj, ushtarët janë pajisur me pushkë të krijuara në shekullin e kaluar.

Në përditësimin e fundit në Twitter, Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se “në shtator, zyrtarët rusë kanë qenë të shqetësuar se disa rezervistë të sapomobilizuar kanë arritur në Ukrainë pa armë”.

“Integrimi i rezervistëve me kontrata të ushtarëve dhe veteranëve, në luftën në Ukrainë, nënkupton se logjistika ruse duhet të shtojë dy lloje të armëve në pozicionet luftarake, dhe jo vetëm një. Kjo gjë pritet të komplikojë edhe më shumë sistemet e tendosura logjistike të Rusisë”, kanë thënë mes tjerash analistët.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG