Ndërlidhjet

BE-ja vendos sanksione të reja ndaj Iranit për furnizimet me dron në Rusi


Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, gjeneralmajor Mohammad Bagheri viziton dronët ushtarakë të prodhuar nga Irani, 4 janar 2021.
Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, gjeneralmajor Mohammad Bagheri viziton dronët ushtarakë të prodhuar nga Irani, 4 janar 2021.

Të enjten, më 20 tetor Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj tre gjeneralëve iranianë dhe një prodhuesi armësh të akuzuar për furnizimin me drone kamikazë iranianë në Rusi, që janë përdorur në valën e fundit të sulmeve ajrore ndaj objektivave civilë dhe të infrastrukturës ukrainase.

Emrat e prodhuesit iranian të dronëve “Shahed Aviation Industries” dhe tre zyrtarëve të lartë ushtarakë iranianë u publikuan në revistën zyrtare të BE-së, duke i shtuar ata në listën e zezë të sanksioneve. Gjeneral-major Mohammed Hossein Bagheri, shefi aktual i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, oficeri i logjistikës gjeneral Sayed Hojatollah Qureishi dhe gjeneral brigade Saeed Aghajani, komandanti i programit të dronëve të Gardës Revolucionare, u sanksionuan.

“Pas tre ditësh bisedime, ambasadorët e BE-së ranë dakord për masat kundër subjekteve që furnizojnë dronët iranianë që goditën Ukrainën”, tha presidenca çeke e BE-së në Twitter.

"BE është gjithashtu e përgatitur të zgjerojë sanksionet ndaj katër subjekteve të tjera iraniane që tashmë janë paraqitur në një listë sanksionesh të mëparshme."

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përshëndeti shpalljen e sanksioneve të BE-së në një mesazh në Twitter. "Unë mirëpres veprimin e shpejtë të BE-së pas apelit tim të hënën për të vendosur sanksione ndaj Iranit për ndihmën ndaj Rusisë për të vrarë ukrainasit dhe për të dëmtuar infrastrukturën tonë energjetike," tha Kuleba.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG