Ndërlidhjet

Suedia nuk i jep qasje Rusisë në hetimet për rrjedhjet në Baltik


Pamje nga rrjedhjet e gazit në Detin Baltik.
Pamje nga rrjedhjet e gazit në Detin Baltik.

Suedia ka thënë se nuk do të lejojë Moskën që të marrë pjesë në hetimet për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar rrjedhjet në tubacionet nënujore që bartin gazin natyror të Rusisë drejt Evropës.

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, ka thënë më 10 tetor se ndonëse Rusia nuk do të lejohet që të jetë pjesë e hetimeve, Moska është e lirë që të kryjë inspektimet e veta në gazsjellësit: Rrjedha Veriore 1 dhe 2.

“Në Suedi, hetimet preliminare janë konfidenciale, dhe kjo gjë vlen edhe tani”, u ka thënë Andersson gazetarëve.

Rusisë do t’i lejohet qasja në zonën e rrjedhjeve të zbuluara në fund të muajit shtator, sepse ato kanë ndodhur në ujërat ndërkombëtarë, pavarësisht se aty gjendet Zona ekonomike suedeze, ka thënë ajo.

Katër rrjedhje të naftës në tri tubacione kanë rritur shqetësimet në Evropë, teksa kontinenti po përballet me krizë të energjisë.

Si pasojë e rrjedhjeve, disa tona të gazit të metanit janë liruar në Detin Baltik.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se rrjedhjet e gazit janë akte sabotazhi.

Këto deklarata kanë rritur dyshimet se Moska ka qenë mbrapa incidenteve.

Autoritetet ruse janë akuzuar po ashtu se kanë ndalur furnizimet me gaz në Evropë, si shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve që i ka vënë Perëndimi ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Më 7 tetor, Rusia ka thënë se po synon të nisë hetimet e veta në brigjet daneze, pasi Danimarka nuk i ka dhënë qasje Moskës në hetimet e veta.

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre për kryerje të sulmit në të dy gazsjellësit.

Ekzistojnë shqetësime se tubacionet mund të jenë dëmtuar përjetësisht për shkak të ujit të kripur të detit.

Më 10 tetor, operatori rus i gazsjellësit, Rrjedha Verore 2 e ka ndalur presionin në tubacione për arsye të sigurisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG