Ndërlidhjet

Turqia thotë se ka “neutralizuar” 30 anëtarë të PKK-së në Irak dhe Siri


Tanket e ushtrisë së Turqisë gjatë një ofensive përgjatë kufirit me Sirinë. Fotografi nga arkivi.
Tanket e ushtrisë së Turqisë gjatë një ofensive përgjatë kufirit me Sirinë. Fotografi nga arkivi.

Turqia tha se ka “neutralizuar” rreth 30 anëtarë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në operacione të ndara në Irak dhe Siri.

Termi “neutralizim” përdoret nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë për të treguar se ka vrarë kundërshtarët.

Ministria turke e Mbrojtjes tha më 2 tetor se sulmet ajrore kanë vrarë 23 anëtarë të PKK-së në rajonin Asos, që gjendet 140 kilometra larg kufirit të Turqisë, në veri të Irakut. Ndërkaq, shtatë të tjerë u tha se u vranë në veri të Sirisë.

Turqia rregullisht kryen sulme ajrore, shpesh me dronë, në territoret e Irakut dhe Sirisë, si pjesë e ofensivës së saj kundër militantëve të PKK-së që gjenden në këto shtete.

PKK-ja ka nisur kryengritjen ndaj shtetit të Turqisë më 1984 dhe mbi 40.000 persona janë vrarë që nga nisja e konfliktit. PKK-ja njihet si grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Një zyrtar i forcave speciale turke u vra në një sulm në Ankara të dielën dhe Turqia fajësoi pjesëtarët e PKK-së.

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, tha më herët gjatë javës se ushtria ka goditur 16 shënjestra përmes sulmeve ajrore të kryera brenda javës në rajonin e Asosit, ku u kryen edhe sulmet në fundjavë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG