Ndërlidhjet

Scholz i bën thirrje Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina


Kancelari gjerman, Olaf Scholz. Fotografi nga arkivi.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz. Fotografi nga arkivi.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Ukrainë, bazuar në një armëpushim dhe tërheqje të plotë të trupave ruse.

Kështu bëri të ditur zyra e Scholzit, pasi lideri gjerman më 13 shtator zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus.

Gjatë kësaj bisede, Scholz ka theksuar nevojën për të ofruar siguri për centralin bërthamor të Zaporizhjës.

A mund të përsëritet Çernobili në Zaporizhja?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:11:04 0:00

Ai i ka kërkuar Putinit që të vazhdojë të respektojë plotësisht zbatimin e marrëveshjes për eksportin e drithërave, që u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, tha zëdhënësi i Scholzit, Steffen Hebestreit.

“Kancelari ka theksuar se çdo hap rus për aneksim nuk do të kalojë pa kundërpërgjigje dhe nuk do të njihet në asnjë rrethanë”, tha Hebestreit përmes një deklarate, duke shtuar se Scholz dhe Putin u pajtuan që të vazhdojnë kontaktet.

Biseda 90-minutëshe midis Scholzit dhe Putinit është e para mes liderëve pas disa javësh, tha zyra e Scholzit.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Ndërkaq, së fundmi Ukraina ka nisur një kundërofensivë për të rimarrë territoret e pushtuara në rajonin e Harkivit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se gjatë kësaj kundërofensive kanë arritur të rimarrin 6.000 kilometra katrorë territor që Moska kishte pushtuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG