Ndërlidhjet

Rusia fton OKB-në dhe Kryqin e Kuq që të hetojnë vrasjen e të burgosurve të luftës


Imazhe satelitore të burgut në Olenivka të Ukrainës.
Imazhe satelitore të burgut në Olenivka të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka ftuar Kombet e Bashkuara dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar që të hetojnë burgun ku dhjetëra të burgosur ukrainas të luftës u vranë gjatë kësaj jave.

Burgu ku ndodhi sulmi gjendet në territorin e kontrolluar nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

“Rusia zyrtarisht ka ftuar ekspertët e OKB-në dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që të përfshihen në një hetim të paanshëm lidhur me sulmin në qendrën e paraburgimit në Olenivka, ku u vranë një numër i madh i të burgosurve ukrainas të luftës”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një deklarate të publikuar më 31 korrik.

Para kësaj deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, tha se kjo organizatë do të dërgonte hetues në burgun në qytetin Olenivka, ku ndodhi sulmi, pasi Rusia dhe Ukraina ishin pajtuar për një gjë të tillë.

Rusia dhe Ukraina ia kanë hedhur fajin njëra-tjetrës për sulmin, që autoritetet ruse dhe separatistët pro-rusë në rajonin e Donjeckut tha se la të vrarë 53 të burgosur të luftës dhe la të plagosur 75 të tjerë. Më 30 korrik, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një listë prej 48 emrash të luftëtarëve ukrainas nga mosha 20 deri në 62 vjeç, që u vranë në sulm.

Rusia pretendon se të burgosurit e luftës u vranë nga një sulm ukrainas me raketat që Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar.

Ushtria ukrainase mohon këto pretendime dhe akuzon rusët në rajonin e Donjeckut për sulmin ndaj burgut dhe siç kanë thënë nga Kievi, sulmi është kryer për të fshehur torturat dhe ekzekutimet e ukrainasve në këtë burg.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG