Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Kosovë janë regjistruar tri viktima dhe 1.853 raste të reja me koronavirus.
Rastet e reja dalin pas testimit të 4.786 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 38.71.
Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 840 pacientë.
Nëse krahasohet me një ditë më parë, në Kosovë ka një rritje të infektimeve, për shkak se të martën autoritetet shëndetësore raportuan për 1.187 raste të reja.
Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 10.830.
Një treg i kafshëve në qytetin Vuhan të Kinës, ka qenë epiqendra e pandemisë së koronavirusit, sipas dy studimeve të reja që janë publikuar në revistën shkencore, Science.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus.