Ndërlidhjet

Shqipëria mirëpret votimin e propozimit francez


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Fotografi nga arkivi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Fotografi nga arkivi.

Miratimi i propozimit francez për tejkalimin e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, u mirëprit nga Shqipëria e cila kishte mbetur peng në procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në rrjete sociale tha se negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në BE nuk kanë më asnjë pengesë.

“Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund”, tha Rama.

Ai tha se delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian, duke shtuar se vendi do t’ia “dalë në krye edhe kësaj pjese të re përpjekjesh”.

Të shtunën, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i hapi rrugë nisjes së negociatave për anëtarësim në BE pas një bllokimi 3-vjeçar që erdhi si rezultat i një vetoje bullgare rreth çështjeve identitare maqedonase.

Propozimi në Maqedoninë e Veriut u miratua me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Votimi i propozimit u bojkotua nga opozita, e cila me javë të tëra organizoi protesta, të cilat përshkallëzuan në përleshje.

Ndonëse këto çështje nuk e prekën Shqipërinë, Komisioni Evropian kishte lidhur të dy vendet për hapjen e negociatave.

Maqedonia e Veriut ka marrë statusin e shtetit kandidat më 2005, ndërsa Shqipëria më 2014.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG