Ndërlidhjet

SHBA-ja do të rifillojë fluturimet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor me Rusinë


Kozmonautët rusë Sergei Ryzhikov, Sergei Kud-Sverchkov dhe astronautja e NASA-s Kathleen Rubins në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Rusi, 23 shtator. 2020.
Kozmonautët rusë Sergei Ryzhikov, Sergei Kud-Sverchkov dhe astronautja e NASA-s Kathleen Rubins në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Rusi, 23 shtator. 2020.

Shtetet e Bashkuara bënë të ditur premten se do të rifillojnë fluturimet drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor me Rusinë, pavarësisht përpjekjeve të saj për të izoluar Moskën për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm dhe të sigurt të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, për të mbrojtur jetën e astronautëve dhe për të siguruar praninë e vazhdueshme të SHBA-së në hapësirë, NASA do të rifillojë misionet me ekuipazhet e integruara në anijen kozmike të ekuipazhit amerikan dhe “Soyuz-it” rus”, tha agjencia hapësinore amerikane, NASA në një deklaratë.

NASA bëri të ditur se astronauti Frank Rubio do të fluturojë me dy kozmonautë rusë në një anije hapësinore “Soyuz”, e programuar për t’u lëshuar nga Kazakistani më 21 shtator.

Njoftimi erdhi disa orë pasi Presidenti Vladimir Putin shkarkoi kreun e agjencisë hapësinore të Rusisë, Dmitry Rogozin, një nacionalist dhe mbështetës i flaktë i pushtimit në Ukrainë, i cili dikur tha se astronautët amerikanë duhet të shkonin në stacionin hapësinor me trampolina dhe jo me raketa ruse.

NASA tha se Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ishte krijuar për të operuar së bashku me pjesëmarrjen e agjencive hapësinore të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Evropës, Japonisë dhe Kanadasë.

"Stacioni është projektuar për të qenë i ndërvarur dhe mbështetet në kontributet e çdo agjencie hapësinore për të funksionuar. Asnjë agjenci nuk ka aftësinë të funksionojë e pavarur nga të tjerat," thuhet në deklaratë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG