Ndërlidhjet

Blatter dhe Platini lirohen nga akuzat për mashtrim


Sepp Blatter (majtas) dhe Michel Platini - fotografi nga arkivi
Sepp Blatter (majtas) dhe Michel Platini - fotografi nga arkivi

Ish-presidenti i Federatës Botërore të Futbollit - FIFA, Sepp Blatter, dhe ish-shefi i Federatës Evropiane të Futbollit - UEFA, Michel Platini, u shpallën të pafajshëm në gjyqin për mashtrim.

Dyshja doli në gjyq për një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane, të bërë nga Blatteri për Platinin në vitin 2011.

Të dy mohuan keqbërjen, duke thënë se transferimi ishte një pagesë e vonuar për punën këshilluese të Platinit për FIFA-n.

“Unë nuk jam i pafajshëm në jetën time, por në këtë rast jam i pafajshëm”, tha Blatter pas arritjes në gjykatë të premten.

“E vërteta ka dalë në dritë gjatë këtij gjykimi”, tha Platini.

Gjyqi 11-ditësh u zhvillua në Gjykatën Penale Federale në Bellinzona të Zvicrës dhe përfundoi më 22 qershor.

Pagesa në fjalë është zbuluar pas një hetimi masiv për ryshfet dhe pastrim parash në FIFA, i cili ka nisur nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, në vitin 2015.

Arsyeja e pagesës nuk është bërë kurrë plotësisht e qartë, megjithëse supozohet se është bërë në prag të zgjedhjeve për kryesimin e FIFA-s - një pozicion i fuqishëm ky në sportin global.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG