Ndërlidhjet

Ukraina i kërkon shpjegim Turqisë për anijen ruse


Anija ruse, Zhibek Zholy, në portin Karasu të Turqisë. Fotografi nga arkivi.
Anija ruse, Zhibek Zholy, në portin Karasu të Turqisë. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Jashtme ukrainase tha më 7 korrik se anija ruse që barte drithë ukrainas është lejuar që të largohet nga porti turk, Karasu.

Ukraina tha se lejimi i anijes që të largohet nga porti i Turqisë ishte një veprim “i papranueshëm” dhe për këtë temë do të thërrasë në bisedë ambasadorin e Turqisë.

“Na vjen keq që anija ruse, Zhibek Zholy, e cila ishte e mbushur plotësisht me drithin e vjedhur ukrainas, është lejuar që të largohet nga porti Karasu, pavarësisht të dhënave që u janë prezantuar autoriteteve turke”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Oleg Nikolenko përmes një postimi në Twitter.

“Ambasadori turk në Kiev do të ftohet nga Ministria e Jashtme e Ukrainës për të sqaruar këtë situatë të papranueshme”, shtoi ai.

Më 4 korrik, zyrtarët në Turqi konfirmuan se kishin ndaluar një anije mallrash ruse dhe se po hetonin pretendimet e Ukrainës se ajo po transportonte grurë të vjedhur.

Ukraina është një prej prodhuesve dhe eksportuesve më të mëdha në botë të drithërave. Por, Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt – ka bllokuar portet ukrainase, duke ndikuar në rënien e furnizimeve botërore të ushqimit dhe rritjen e çmimeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG