Ndërlidhjet

Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në Varshavë


Pamje nga Parada e Kievit më 2019.
Pamje nga Parada e Kievit më 2019.

Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, biseksualë dhe transgjinorë) pritet të mbahet më 25 qershor në Poloninë fqinje, pasi organizatorët kanë vlerësuar se nuk mund ta mbajnë ceremoninë në Kiev, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

E ashtuquajtura Parada e Kievit, e cila do të shënonte organizimin e 10-të të tillë në Ukrainë, do t’iu bashkohet organizimeve të ngjashme që do të mbahen në Varshavë.
“Ne jemi duke marshuar për mbështetje politike për Ukrainën, dhe jemi duke marshuar për të drejta themelore për popullin ukrainas”, ka thënë udhëheqësi i Paradës së Kievit, Lenny Emson më 25 qershor.

“Nuk është festë. Ne do ta presim fitoren për të festuar”.

Emson ka thënë se zbatimi i ligjit për gjendje lufte në kryeqytetin ukrainas, ka pamundësuar organizime të mëdha sikurse Parada e Kievit.

Organizatorët kanë thënë se presin rreth 80,000 pjesëmarrës në Varshavë.

Ata patën bërë thirrje në muajin maj që njerëzit nga e gjitha bota t’i bashkohen organizimit dhe të jenë të zëshëm kundër agresionit.

Emson ka thënë se humbja e Ukrainës në luftën me Rusinë, ku komuniteti LGBT+ nuk ka mbrojtje ligjore nga diskriminimi apo krimet me bazë urrejtjen, do të përbënte tragjedi për popullin ukrainas në përgjithësi, mirëpo ky komunitet në veçanti rrezikon “të zhduket plotësisht”.

Në Paradën e Kievit u është bërë thirrje njerëzve që të kuptojnë se kufijtë gjeografikë të Ukrainës me Bjellorusinë dhe Rusinë “nuk janë vetëm linjë ndarëse në mes të shteteve, por edhe kufi në mes të territorit të lirisë dhe zonës së pushtimit”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG