Ndërlidhjet

Gjermania pranë racionimit të gazit pasi Rusia ul ndjeshëm furnizimet


Tubat e gazit natyror të vendosur në flamujt gjermanë dhe rus. Fotografi ilustruese.
Tubat e gazit natyror të vendosur në flamujt gjermanë dhe rus. Fotografi ilustruese.

Gjermania aktivizoi të enjten, më 23 qershor fazën e dytë të planit të saj të emergjencës për furnizimet me gaz natyror, duke thënë se vendi përballet me një "krizë" dhe duke paralajmëruar se objektivat e magazinimit të rezervave për sezonin dimëror janë në rrezik për shkak të pakësimit të furnizimit nga Rusia.

Qeveria gjermane tha se vendimi për të ngritur nivelin në "alarm" pason uljen e dërgesave ruse të gazit të bëra që nga 14 qershori dhe rritjen e vazhdueshme të çmimit të tregut për gazin. Faza e tretë dhe më e lartë është niveli i "emergjencës”, që do të lejonte shtetin të raciononte furnizimin me gaz.

Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck tha të enjten në një deklaratë për mediat se "situata është serioze dhe dimri do të vijë".

Ai tha se ndërsa objektet e depozitimit të gazit janë aktualisht të mbushura me 58 për qind kapacitet - më i lartë se në këtë kohë të vitit të kaluar - qëllimi për të arritur 90 për qind deri në dhjetor nuk do të jetë i arritshëm pa u marrë masa të mëtejshme.

“Reduktimi i furnizimit me gaz është një sulm ekonomik ndaj nesh nga (presidenti rus Vladimir) Putin”, tha ai. “Ne do të mbrohemi ndaj kësaj situate. Por vendi ynë do të duhet të shkojë në një rrugë në ngjite tashme.”

"Edhe nëse nuk mund ta ndiejmë akoma: jemi në një krizë gazi," shtoi Habeck.

Qeveria tha se kishte informuar paraprakisht partnerët evropianë për masën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG