Ndërlidhjet

Të paktën dy të vrarë në një sulm në Kabul


Personeli i sigurisë inspekton një tempull të dëmtuar Sikh-Hindu së bashku me përfaqësuesit e medias, pas një sulmi të mëparshëm kundër pakicave fetare në Kabul në mars 2020.
Personeli i sigurisë inspekton një tempull të dëmtuar Sikh-Hindu së bashku me përfaqësuesit e medias, pas një sulmi të mëparshëm kundër pakicave fetare në Kabul në mars 2020.

Një sulm në një tempull të Sikhëve në Kabul la të vdekur të paktën dy persona dhe plagosi shtatë të tjerë, më 18 qershor, pas shpërthimit të një makine të mbushur me eksploziv, thanë zyrtarët atje.

Deri tani askush nuk ka marr përgjegjësi për sulmin.

"Kishte rreth 30 njerëz brenda tempullit," tha udhëheqësi i komunitetit Sikh, Gornam Singh për mediat. “Nuk e dimë sa prej tyre janë gjallë apo sa të vdekur”.

Abdul Nafi Takur, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme talebane, i tha Radios Evropa e Lirë se sulmuesit kishin ngarkuar një makinë me eksploziv, por ajo kishte shpërthyer para se të arrinte objektivin e saj.

Ndërsa një zëdhënës i komandantit taleban të Kabulit tha se forcat e tij kishin marrë kontrollin e zonës dhe e kishin pastruar atë nga sulmuesit.

Një besimtar i komunitetit Sikh ishte vrarë në sulm dhe një anëtar i forcave talebane u vra gjatë operacionit të pastrimit, shtoi zëdhënësi.

Shteti Islamik në provincën Khorasan, një degë rajonale e grupit IS ka shtuar së fundmi sulmet ndaj xhamive dhe pakicave në të gjithë vendin.

Sikhët janë një pakicë e vogël fetare në Afganistan, vend me shumicë myslimane. Kjo pakicë përbërë nga rreth 300 anëtarë të familjes. Shumë prej tyre ishin larguar nga vendi në prag të marrjes së kontrollit nga talebanët, sipas anëtarëve të komunitetit dhe raporteve të medias.

Pas marrjes së pushtetit, në gusht, në mes të tërheqjes së forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA, talebanët pretenduan se kishin siguruar Afganistanin. Por zyrtarët dhe ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë se ekziston një rrezik i vazhdueshëm i një ringjalljeje të militantizmit.

Komuniteti Sikh, si pakicat e tjera fetare, ka qenë një objektiv i përhershëm i dhunës në Afganistan. Një sulm i marrë përsipër nga Shteti Islamik në një tempull tjetër në Kabul në vitin 2020 vrau 25 anëtarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG