Ndërlidhjet

Zvicra zgjat sanksionet ndaj bankës ruse, Sberbank


Një degë e bankës Sberbank në Soçi të Rusisë. Fotografi nga arkivi.
Një degë e bankës Sberbank në Soçi të Rusisë. Fotografi nga arkivi.

Vëzhguesi i tregut financiar në Zvicër, FINMA, tha më 1 qershor se do të zgjasë deri në gusht ndalesën ndaj bankës më të madhe ruse, Sberbank.

Ndalesa i pamundëson bankës ruse që të kryejë pagesa dhe transaksione si dhe përfshin edhe masa të tjera të krijuara për të mbrojtur kreditorët.

FINMA ka vendosur masat ndaj filialit të Sberbankës në Zvicër më 4 mars, pas pushtimit rus të Ukrainës, duke iu bashkuar shumë shteteve perëndimore që sanksionuan Moskën.

Më pas autoritetet zvicerane vendosën që këto masa të zgjateshin deri më 31 maj, por vendimi i sotëm bën që këto masa të jenë në fuqi deri në gusht.

“Masat do të jenë në fuqi deri më 2 gusht 2022 për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe rreziqeve të vazhdueshme të likuiditetit të kësaj banke”, tha FINMA.

Zvicra, një shtet neutral, po ashtu më 28 shkurt, katër ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, miratoi sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, që përfshinin ngrirjen e aseteve dhe shënjestrimin e rusëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG