Ndërlidhjet

Kremlini akuzon Ukrainën për deklarata 'kontradiktore' mbi bisedimet e paqes


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini ka thënë se fajëson Ukrainën për ngrirjen e bisedimeve të paqes midis dy vendeve, duke thënë se është e paqartë se çfarë dëshironte Kievi.

“Udhëheqja e Ukrainës vazhdimisht bën deklarata kontradiktore. Kjo nuk na e mundëson që të kuptojmë plotësisht se çfarë dëshiron pala ukrainase”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më herët se ishte përpjekur disa herë të organizonte një takim me presidentin rus Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës, por se Rusia nuk dukej ende gati për bisedime serioze për paqe.

“Ka gjëra për të cilat duhet diskutuar me liderin rus. Nuk po ju them se qytetarët tanë duan të bisedojnë me të, por ne duhet të përballemi me realitetin e asaj që po jetojmë”, tha Zelensky në një fjalim, duke iu drejtuar aktivistëve në Indonezi.

“Çfarë duam nga ky takim ...Duam të kthehen jetët tona... Ne duam të rikthejmë jetën e vendit sovran në territorin tonë”, theksoi ai, duke shtuar se Rusia ende nuk është e gatshme për bisedime serioze për paqen.

Sipas tij, rreth 12 milionë njerëz janë shpërngulur për shkak të luftës dhe rreth 5.5 milionë janë larguar nga vendi.

Dihet se bisedimet e fundit të paqes, ballë për ballë janë mbajtur më 29 mars. Kontaktet kanë vazhduar nga distanca për disa kohë, por të dyja palët tani thonë se ato janë ndalur.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës fqinje më 24 shkurt.

Ndërkohë, forcat ruse po fillojnë avancimin e tyre më të fortë në javët e fundit, në rajonin lindor të Donbasit, pasi që në fillim të këtij muaji u tërhoqën nga kryeqyteti Kiev dhe nga periferia e qytetit të dytë më të madh, Harkivit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG