Ndërlidhjet

Inteligjenca amerikane: Putin po përgatitet për konflikt të gjatë në Ukrainë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Shtetet e Bashkuara besojnë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po përgatitet për një konflikt të gjatë në Ukrainë, u tha ligjvënësve më 10 maj, Drejtorja e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Avril Haines.

Drejtorja e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Avril Haines
Drejtorja e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Avril Haines

"Ne vlerësojmë se presidenti Putin po përgatitet për një konflikt të zgjatur në Ukrainë, gjatë të cilit ai ende synon të arrijë qëllime përtej Donbasit", i tha Haines, Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit.

Ka indikacione se Rusia dëshiron të zgjerojë një urë tokësore në Transdniester, tha ajo në dëshminë e saj përpara komitetit.

Ajo shtoi se Putini po mbështet në vendosmërinë perëndimore për t'u dobësuar me kalimin e kohës dhe fitorja në Donbas mund të mos i japë fund luftës.

"Putini ka shumë të ngjarë gjithashtu që gjykon se Rusia ka një aftësi dhe gatishmëri më të madhe për të duruar sfidat sesa kundërshtarët e tij, dhe ai ndoshta po mbështet në vendosmërinë e SHBA-së dhe BE-së për t'u dobësuar pasi mungesat e ushqimit, inflacioni dhe çmimet e energjisë përkeqësohen", tha Haines.

Haines i tha gjithashtu komitetit se Putini pritet të bëhet më i paparashikueshëm dhe mund të urdhërojë ligjin ushtarak në Rusi.

“Tendenca aktuale rrit gjasat që Presidenti [rus Vladimir] Putin të kthehet në mjete më drastike, duke përfshirë vendosjen e ligjit ushtarak, riorientimin e prodhimit industrial ose opsionet ushtarake potencialisht përshkallëzuese për të çliruar burimet e nevojshme për të arritur objektivat e tij”, tha ajo.

Haines tha se Putini nuk ka gjasa të urdhërojë përdorimin e armëve bërthamore nëse atdheu rus nuk përballet me një "kërcënim ekzistencial".

Por ajo tha gjithashtu se veprimet e Putinit mund të bëhen më të paparashikueshme.

“E kombinuar me realitetin që Putini përballet me një mospërputhje midis ambicieve të tij dhe aftësive aktuale konvencionale ushtarake të Rusisë, ka të ngjarë se muajt e ardhshëm mund të na shohin të ecim përgjatë një trajektoreje më të paparashikueshme dhe potencialisht përshkallëzuese”, shtoi Haines.

Gjenerallejtënant Scott Berrier, i cili gjithashtu dëshmoi para komitetit, tha se Rusia ka përdorur metoda pa dallim dhe brutale në përgjigje të rezistencës ukrainase.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se midis tetë dhe dhjetë gjeneralë rusë janë vrarë në luftë.

Ai gjithashtu i tha komisionit se asnjëra palë nuk po fiton aktualisht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG