Ndërlidhjet

Hungaria nuk mbështet embargon për naftën ruse


Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.

Hungaria nuk mund të mbështesë një embargo të propozuar nga Bashkimit Evropian për importet e naftës së papërpunuar nga Rusia pasi kjo do të shkatërronte sigurinë e saj energjetike, tha të mërkurën më 4 prill, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.

“Paketa e sanksioneve e Brukselit do të ndalonte dërgesat e naftës nga Rusia në Evropë, me një njoftim mjaft të shkurtër, në rastin e Hungarisë në fund të vitit të ardhshëm”, tha Szijjarto në një video në Facebook, duke shtuar se Hungaria nuk mund t'i mbështesë masat në formën e tyre aktuale.

Hungaria mund të pajtohej me këto masa vetëm nëse importet e naftës së papërpunuar nga Rusia nëpërmjet tubacionit do të përjashtoheshin nga sanksionet, tha ministri Szijjarto.

Më parë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian do të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit, derisa njoftoi për rundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG