Ndërlidhjet

Zemërimi i Izraelit për pretendimin rus që Hitleri ishte pjesërisht hebre


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Izraeli ka ftuar ambasadorin rus për intervistë dhe i ka bërë thirrje për kërkim-falje nga Moska, pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka sugjeruar që Adolf Hitleri ka pasur rrënjë hebreje.

Lavrov është pyetur gjatë një interviste në një televizion italian më 1 maj se si mund të pretendojë Rusia se duhet ta “denazifikojë” Ukrainën, kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është hebre.

Lavrov ka qëndruar në linjë me synimin e presidentit rus, Vladimir Putin për “denazifikim” të Ukrainës dhe ka thënë se prejardhja hebreje e Zelenskyt nuk e dëmton pozicionin e Putinit.

“Kur ata thonë ‘Çfarë lloj denazifikimi është ky nëse ne jemi hebrenj?’, unë mendoj se Hilteri ka pasur po ashtu origjinë hebreje, andaj kjo nuk nënkupton asgjë”, ka thënë Lavrov për televizionin Rete 4 të Italisë.

“Kemi dëgjuar për kohë të gjatë hebrenjtë e mençur që thonë se anti-semitët më të mëdhenj janë vetë hebrenjtë”, ka thënë Lavrov.

Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, ka thënë se ambasadori rus do të ftohet për një “bisedë të ashpër”, për shkak të këtyre komenteve, të cilat i ka cilësuar “të pafalshme, skandaloze dhe gabim i tmerrshëm historik”.

“Hebrenjtë nuk e kanë vrarë veten në Holokaust”, ka thënë Lapid.

“Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të fajësojnë hebrenjtë për antisemitizëm”.

Gjermania naziste ka vrarë gjashtë milionë hebrenj gjatë Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG